Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në Facebook, lidhur me shortin e hedhur pak më parë për anëtarët e KED.

"Pas një shorti tepër TRANSPARENT, tani më e rëndësishme mbetet veprimtaria plotësisht TRANSPARENTE dhe në respekt të ligjit e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për vitin e ardhshëm.", shkruan Kreu i Shtetit.

Procesi u zhvillua live dhe nën monitorimin e Avokatit të Popullit dhe Ambasadorëve.