Një natë më parë zëvendëskryeministri Erion Braçe pranoi se projekti i rrugës Milot-Balldren nuk do të kryhet pasi kompania konçesionare nuk ka plotësoi kushtet e kontratës.

Për këtë deklaratë të Braçes ka reaguar sot ish-deputeti demokrat, Agron Shehaj sipas të cilit ky konçesion nuk u anulua nga qeveria, por nga denoncimet e opozitës, e cila e ka denoncuar këtë kontratë 6 muaj më parë.

Në një reagim në Facebook, Shehaj shkruan se konçesioni Milot-Balldren ishte një mashtrim i madh, i ngritur për te tentuar një aferë gjigande korrupsioni dhe Partia Demokratike e ka paralajmëruar më shumë se 6 muaj më parë, që kur Ministria e Infrastrukturës e dorëzoi për miratim në Kuvend.

Shehaj shton se ishin edhe bankat ato qe e kuptuan që kontrata e koncesionit kishte pasaktesi dhe tregues te falsifikuar financiar.

Statusi i Agron Shehajt:

Mashtrimi i paralajmeruar i Milot-Balldren

Qeveria pranoi nje dite me pare se kompania koncesionare e rruges Milot-Balldrene nuk i plotesoi kushtet e kontrates koncesionare, pasi arriti te siguroje parate per ta ndertuar rrugen.

Ky eshte nje mashtrim qe Partia Demokratike e ka paralajmeruar me shume se 6 muaj me pare, qe kur Ministria e Infrastruktures e dorezoi per miratim ne Kuvend kontraten se bashku me shtojcat financiare.
Qe ne ate kohe denoncuam se Milot-Balldren ishte nje kontratë mashtruese, ku kompania ANK merrte përsipër të paguante 52 milionë euro nga kapitali i saj, kur ne bilanc kishte gjithsej vetëm 4 milionë euro kapital.

Qe ne fillim thame se e gjithe skema financiare e kontrates ishte nje mashtrim i madh, i ngritur per te tentuar nje afere gjigande korrupsioni. Por sot farmiresisht kjo mega afere ka deshtuar. Sepse edhe bankat e pane qarte qe kontrata e koncesionit kishte pasaktesi dhe tregues te falsifikuar financiar.
Kjo eshte arsyeja se pse kontrata korruptive me vlere 360 milione euro u zhbe, per fatin e mire te te gjithe qytetareve shqiptare. Nuk e anulloi qeveria por denoncimet e opozites dhe distancimi i bankave nga skemat mashtruese te korrupsionit.