Anulohet aktiviteti për ditën e themelimit të PD, fondet do shkojnë për personat e prekur nga tërmeti

10/12/2019 - 21:53

Aktivitetet e planifikuara për 11 dhjetorin, ditën e themelimit të Partisë Demokratike janë anuluar, dhe të gjitha fondet e përcaktuara për këto aktivitete se bashku me kontribute të anëtarëve dhe simpatizantëve të saj do të shkojnë në ndihmë të personave të goditur nga tërmeti i 26 Nentorit.

“Solidariteti me të dëmtuarit nga tërmeti dhe mbështetja maksimale për ta është mënyra më e mirë për të përkujtuar data të rëndësishme që shënojnë ngjarjet e Dhjetorit 1990, nga Lëvizja Studentore tek shpallja e pluralizmit dhe lindja e Partisë Demokratike”, thuhet në reagimin e demokratëve.

Që prej tërmetit të 26 nëntorit, Partia Demokratike ka anuluar disa aktivitete kombëtare per t’ju përkushtuar me të gjitha mundësitë dhe burimet e saj njerëzore situatës pas tërmetit në terren pranë njerëzve në emergjencë.

Më herët, Partia Demokratike anuloi aktivitetet për 28 nëntorin, kreu i demokratëve, Lulzim Basha, anuloi vizita te parashikuara jashtë vendit ndërsa në Ditën e Rinisë me 8 dhjetor, të rinjtë e Forumit Rinor e kthyen në ditë solidariteti duke mbledhur dhe shpërndarë ndihma për familjet e goditura nga tërmeti.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Situata në pikën kufitare të Kakavijës vijon të mbetet e rënduar, teksa radha e automjeteve që presin të kalojnë në shtetin grek, është m

Kreu i Departamentit për Pushtetin vendor në PD Durrës, Petro Vokopola, përmes një statusi në rrjete sociale komenton situatën kritike të

Partia Demokratike në Shkodër ka deklaruar se stafi mjekësor në spitalin e këtij qyteti, është infektuar në masë me Covid-19.

Rradhët kilometrike 5 ditore në Kakavijë kanë qenë ndër lajmet kryesore ditët e fundit.

Ministri i shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj ishte sot në Shijak ku së bashku me kryetarin e bashkisë Elton Arbana inspektuan punimet

Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi i përgjigjet socialistit Taulant Balla, i cili kërkonte hetim për videot e publikuara nga ish-depu

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar lidhur me videon e shpërndarë nga ish-deputetja e PD, Oriol

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj shkruan në Facebook se me gjithë masat e marra për normalizimin e gjendjes në pikat e kalimit kufita

Partia Demokratike ka reaguar pas aksidentit tragjik të ndodhur në Kakavijë, ku një autoambulancë përplasi për vdekje një fëmijë 10 vjeç.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për situatën kaotike të krijuar në Kakavijë, ku prej ditësh qindra qytetarë kanë mbetur të blloku