Po mbahet në sallën e Albanologjisë në Pallatin e Kongreseve prezantimi i platformës së aplikimit online për qytetarët që përfitojnë nga programet e rindërtimit.

Kryeministri Rama, në fjalën e tij shprehet se aspekti ligjor është adresuar dhe të gjitha proceset janë futur në rrugë si dhe shton se duhet të bëhet një studim gjeologjik i terrenit dhe dhe të gjitha nivelet teknike.

“Bëhen 2 muaj fiks nga tragjedia e tërmetit që goditi vendin. Ky është një moment jetik për familjet dhe historik për qeverisjen. Nuk duam të lemë vetëm askënd që është prekur nga tërmeti. Për të rindërtuar nuk mund të sillemi si ata që ndërtuan pa leje. Ne kemi nevojë të planifikojmë në bazë të ligjit dhe komponentëve teknike. Procesi është kompleks, nuk mund të ndiqet nga kafeneja”, thotë ai.

Kryeministri i vendit shton se janë identifikuar në kohë rekord zonat e rindërtimit dhe në 95% të rasteve ata që u dëmtuan do të marrin shtëpi më të mira.

“Janë identifikuar në kohë rekord zonat e rindërtimit. Nuk duam të bëjmë një rindërtim për t’u kthyer siç ishte zona. Në 95% të rasteve ata që u dëmtuan do të marrin shtëpi më të mira. Do të ndërtojmë shtëpi që do të bëjnë diferencë me të shkuarën”, thotë ai.