Nënkryetari i PD Durrës, Arlind Boshku ka denoncuar përmes një postimi në rrjete sociale ato që ai i konsideron si raste flagrante të rindërtimit në qytetin bregdetar.

Ndërsa publikon tabelën me numrin e bizneseve, pallateve dhe shkollave me dëmtime DS4 dhe DS5 nga tërmeti i 26 nëntorit, Boshku shkruan se “raste flagrante të rindërtimit janë shkolla 9-vjeçare “Njazi Mastori” dhe shkolla fillore e kopshti Perlat në Sukth, nga kompania Gjikuria që njihet si bashkëpunëtore e afërt e Ardian Çelës të OSHEE”.

Njëkohësisht Boshku shtron pyetjet se pse nuk ka filluar rindërtimi i pallateve dhe bizneseve të dëmtuara, por vetëm ai i shkollave?

Postimi i plotë i Arlind Boshkut: