Pas lëshimit të 17 urdhër arresteve, dhe 9 të ndaluarve në Durrës, në kuadër të hetimet që po kryhen për tërmetin e 26 nëntorit, ka ardhur reagimi edhe i kreut të PD Durrës, Ferdinant Xhaferaj.

“Prokuroria ka investiguar për më shumë se dy javë dhe puna e saj, sa intensive aq edhe profesionale, ka rezultuar në ndalimin e cironkave të përgjegjësisë për dramën që po kalon qyteti. Dako dhe shpura e tij nuk mund të hetohen nga prokuroria sepse Dako është pranë Ramës dhe me Ramën, që nga Durrësi deri në Stamboll”– shkruan Xhaferaj në një postim në Facebook.

Sipas kreut të PD Durrës, ish-kryebashkiaku Dako, pavarësisht se firmoste për ndërtimet, shiste betonin, supervizonte dhe vuloste për financiamet “është jashtë juridiksionit të prokurorisë, për faktin e thjeshte se është nën juridiksionin e Ramës.”

Postimi i plotë i PD Durrës: