Duke u ndalur te Reforma në Drejtësi, kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me qytetarët në Berat u shpreh se Vettingu është vetëm hedhja e bazave të një sistemi të drejtë në drejtësi.

Rama komentoi edhe arrestimin e gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha duke thënë se kishte marrë vendime skandaloze ndërsa për mjekun Edvin Prifti tha se kishte “rrjepur” qytetarët.

“Vetingu është vetëm hedhja e bazave. Vettingu vetëm pastron dhe çlirohet sistemi nga një llum i madh dhe nuk është se u hoqën disa dhe u arrestuan të korruptuari. Do kohën e vet. Më shkruajnë mua pse nuk ke arrestuar këtë? A thua unë se jam kryeprokurori i Shqipërisë. Por kjo nuk mundë të bëhet kështu. U arrestua një gjyqtare me një grup me vendime të tmerrshme. Është mesazh i qartë për të gjithë. U arrestua një mjek që faktikisht kishte rrjepur dynjanë. Deri dje kjo nuk mund të ndodhte.” tha Rama.