Ish-kryeministri Berisha ka publikuar sot një video-montazh, i cili sipas tij tregon momentin e arrestimit të “Eskobarit të Ballkanit” të martën e kaluar.

Përmes një postimi në “Facebook”, Berisha tregon me ironi arrestimin e Balilit teksa në materialin filmik shfaqet kryeministri Edi Rama, i cili e shoqëron atë drejt qelisë së burgut.

“Çaste interesante te arrestimit te Eskobarit nga vet Ediskobari!Ndiqni videomontazhin. Sb”, shkruan Sali Berisha.