Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas lajmit të dhënë nga mediat italiane se është vënë në pranga Moisi Habilaj, i akuzuar nga opozita si kushëriri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Në një status në profilin e tij në ‘Facebook’, Basha thotë se Habilaj është denoncuar nga opozita, ndërsa shton se u arrestua oficeri i policisë Dritan Zagani, i cili denoncoi lidhjen e të arrestuarit me Tahirin.  

“Policia italiane arrestoi sot kreun e nje grupi te trafikut te droges nga Shqiperia, Moisi Habilaj. Partia Demokratike ka denoncuar per 4 vite lidhjen e qeverise me kete klan, lidhjen e afert te Tahirit me kete bande. Audi i famshem i ministrit, perdorej pikerisht nga ky qe sot u arrestua ne Itali. 

Edi Rama arrestoi Dritan Zaganin, oficerin e policise qe e denoncoi kete lidhje dhe sulmoi opoziten pareshtur. Po sot cfare do te thote? Vetem ngarkesa e kapur prej policise italiane vlen 20 milione euro. Po ne 4 vite, sa para qarkulloi narkomafia me mbeshtetjen e Tahirit dhe mbrojtjen e Rames??? Kjo eshte mafia dhe keto jane lidhjet e saj me Edi Ramen!”,shkruan Basha.