Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale menjëherë pas arrestimit të ish-Drejtorit të Burgjeve dhe ish-deputetit socialist, Arben Çuko.

“Keqardhje për A. Çukon po për ne s’ka dy qëndrime në raport me ligjin, ka vetëm një; s’ka dy qasje në raport me drejtësinë, ka vetëm një; s’ka dy fytyra në raport me qytetarët, ka vetëm një! Ne s’jemi e kurrë s’do jemi njësoj si të tjerët. Ne gjithnjë kemi vetëm një krah: DREJTESINE!”, shkruan Rama në “Twitter”.

Çuko dyshohet se është i përfshirë në korrupsion pasiv gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Burgjeve. Më datë 3 shtator, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj shkarkoi nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Arben Çukon, duke emëruar në vend të tij Stefan Çipën. Çuko ishte emëruar në postin e Drejtorit të Burgjeve në verën e vitit 2017, ndërsa më parë ka shërbyer si deputet nga radhët e Partisë Socialiste për dy legjislatura.