Partia Demokratike, nëpërmjet kryetarit të Grupit Parlamentar, Edmond Spaho, ka reaguar sërish për arrestimin e Edmond Begos, i cili njihet si anëtar i bandës së Aldo Bares.

Spaho ka kërkuar reagim nga deputeti socialist Taulant Balla i cili është akuzuar nga opozita si i lidhur me trafikantin e drogës Edmond Bego i arrestuar dje nga policia greke në Igumenicë, ndërsa kthehej nga pushimet.

Postimi i plotë i Spahos:

Eshte zhdukur mr. Toyota Yaris!

Që kur policet greke arrestuan trafikantin e rrezikshem nderkombetar te droges, anetarin e bandes se Aldo Bares, mr. Toyota Yaris qe komenton per cdo gje, ka kyçur gojen papritur!

Taulant Balla duhet t’u thote shqiptareve menjehere: Cfare e lidh ate me trafikantin e rrezikshem nderkombetar te droges?!

Per nje pergjigje sa me te kthjellet, mjafton te zbrese disa kate nga apartamenti i tij dhe si zakonisht, te pije nje kafe tek “Hilton”…