Kryeministri Edi Rama, i pyetur nga Rudina Xhunga në qendër të Durrësit, ku po zhvillohej pas mbylljes së fushatës emisioni “Dritare”, se çfarë do t’u thotë atyre njerëzve që e duan dhe e besojnë, por kanë probleme me mënyrën e tij të komunikimit, me faktin që kur e kërkon një gjë e bën me arrogancë, shefi i qeverisë u shpreh:

“Nuk po u kërkoj dorën për t’u martuar dhe as nuk po kërkoj krushqi. Ju keni zgjedhur njerëzit e dashur dhe t’ju rrojnë sa malet. Unë jam këtu për punë. Çdo kal i kuq e ka një huq. Nëse ky është huqi im, ju doni kalin, apo meqë kali ka një huq ju do të merrni gomarin, mushkën apo kërriçin”, tha Rama.