“Arsimi në kolaps”, zbardhet mbledhja e PD-së dhe porosia e Bashës

28/01/2019 - 10:58

Arsimi duket se ka qenë kryefjala e mbledhjes së fundit të grupit të Partisë Demokratike. Duke iu referuar burimeve nga selia blu, "BalkanWeb" shkruan se demokratët kanë vendosur të marrin pjesërisht pjesë në punimet e Kuvendit dhe do të shkojë në komisionin e medias ku do të kërkojë anulimin e ligjit të arsimit të lartë.

Kreu i PD, Basha ka deklaruar në mbledhje se ligjvënësit demokratë do të shkojnë aty ku kalendari parashikon çështje të ndjeshme për qytetarët. Ai ka kërkuar angazhimin me të gjitha kapacitetet për arsimin.

“Aty ku ka kalendar me çështje sensitive për qytetarët do shkojmë. Arsimi në Shqipëri është në kolaps total. Duhet të angazhojmë gjithë kapacitetet tona për arsimin. Duhet të jemi të qartë. Qëndrimi ynë eshte anulimi i ligjit të arsimit të lartë. Për platformën e arsimit të lartë të angazhohen, ish-ministra arsimi, deputetë aktuale, pedagogë. Duhet të jemi të angazhuar totalisht për zinxhirin arsimor”, mësohet se ka deklaruar kreu i PD.

Ky qëndrim i PD vjen pak ditë para protestës së paralajmëruar të opozitës së bashkuar më 16 shkurt. Por sipas deklaratave nga përfaqësues të PD e LSI, kjo protestë nuk do të jetë e vetmja.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar pas triumfit të kombëtares së Shqipërisë dhe Kosovës gjatë mbrëmjes së të hënës.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, do të promovojë pas dy ditësh librin e saj. 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë sot i pranishëm ceremoninë e 10 vjetorit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvill

Rudina Hajdari hodhi poshtë lajmin se është shkarkuar nga pozicioni i kryetares së Grupit Demokrat Parlamentar.

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka thotë se Shqipëria është në vend të dytë pas Afganistanit, për numrin e azilkërkuesve

Rudina Hajdari nuk do të jetë më kryetare e Grupit Parlamentaret Demokratëve në Parlament.

Opozita e Bashkuar përshëndet opinionin e Komisionit të Venecias që rrëzoi planin antikushtetues të Edi Ramës për të uzurpuar institucion

Presidenti Ilir Meta ka reaguar menjëherë pas publikimit të raportit zyrtar të Komisionit të Venecias, për çështjen e anulimit të dekreti