Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade e ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora deklaroi se kryeministri Edi Rama duhet të ishte larguar më parë nga Partia Socialiste.

"Përgjegjësitë më të mëdha bien mbi mazhorancën. Dhe përgjegjësia më e madhe bie mbi drejtuesin e saj për të cilën prej një viti kam shprehur rezervat e mia. Nëse vërtet do të mendonte si një europianist ashtu siç vetëprezantohet, duhet të kishte ikur prej kohësh në mënyrë që t'i hapte rrugë proceseve të tjera brenda Partisë Socialiste. Në mënyrë që qeveria të drejtohej nga njerëz me vizion realisht të qartë për Bashkimin Europian dhe së pari me njerëz që kanë substancë në atë që bëjnë duke i çuar gjërat deri në fund. Për fat të keq një numër reformash që duhet të ishin bërë në mandatin e parë, unë gjykoj që nuk janë çuar deri në fund. Një shembull është reforma territoriale, e cila nuk ka dhënë produktet që ishin konceptuar në fillim", tha Dade.