“Askush nuk i ka dërguar një batanije”, Basha takohet me të dëmtuarit nga tërmeti në Shkozet

07/12/2019 - 19:37

Nga Shkozeti, ku vizitoi qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, kryedemokrati Lulzim Basha u vu në dijeni se banorët në këto ditë të ftohta, nuk kanë marrë asnjë batanije.

Basha thotë se këto familje janë zhvendosur në banesa të improvizuara në objekte, që më parë kanë qenë magazina të ndërtuara pa cilësi në vitet ‘70.

Postimi i plotë:

Në Shkozet, familje që jetojnë me qera, të papunë dhe me fëmijë te sëmurë, vazhdojne të flenë jashte. Ata thonë se askush nuk është interesuar për ta, as për tu sjellë një batanije në këtë të ftohtë, aq më pak për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti.

Këto familje janë zhvendosur në banesa të improvizuara në objekte që më parë kanë qenë magazina të ndërtuara pa cilësi në vitet 70. Duhet një ndërhyrje e menjëherëshme për tu ardhur në ndihmë këtyre banorëve.

Nuk mundet që 150 milion dollarë të taksave të shqiptarëve të shkojnë për 10 oligarkë dhe qytetarët të lihen në mëshirë të fatit. Duhet të nisë sa më parë riparimi i banesave dhe prandaj duhet përfunduar vlerësimi i shpejtë, i drejtë dhe profesional i dëmeve të shkaktuara.

Vonesat dhe zvarritjet tani që po hyjmë në javën e tretë pas tragjedisë, nuk mund të tolerohen. Çdo inxhinier i gatshëm për të kontribuar në përshpejtimin e vlerësimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti, duhet angazhuar. Sa më shumë zvarritet ky proces aq më shumë rëndohen vuajtjet e njerëzve dhe pasojat ekonomiko dhe sociale.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Partia Demokratike e cilëson mashtrim të qeverisë atë që ndodh për fondet e rindërtimit pas tërmetit.

Presidenti i Republikës Ilir Meta inkurajon mjekët në vend të ecin sa më shpejt me terapinë me plazmë hiperimune tek pacientët me COVID-1

“Raporti i OBSH për Shqipërinë është tepër shqetësues dhe kërkon një veprim imediat për t’i dhënë zgjidhje kujdesit të shëndetit publ

Pas vizitës së kreut të PD, Lulzim Basha në Manzë dhe takimit të tij me banorë të dëmtuar nga tërmeti ka reaguar bashkia Durrës.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar banorët në Manëz të Durrësit, të cilët janë prekur nga tërmeti. Basha u shpreh se

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar shkarkimin nga detyra të komandantit të rojes bregdetare, Artur Meçollari, pasi lejo

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, me anë të një postimi në “Facebook” ka dhënë datat, kur maturantët mund të regjistrohen për studimet B

Kryedemokrati Lulzim Basha ka kujtuar sot në 32-vjetorin e varjes së tij, poetin disident Havzi Nela.

Me fjalë të ndjera për prindërit e saj që nuk jetojnë më, ish-kryetarja e bashkisë së Durrësit, Valbona Sako, ka shpërndarë një status em