Disa orë para protestës kombëtare të opozitës, kryedemokrati Lulzim Basha ka një thirrje për të gjithë shqiptarët.

Në një postim në Facebook, Basha fton qytetarët të bashkohen në protestën e orës 19:00 para Kryeministrisë ndërsa thotë se dërgimi i kësaj beteje drejt fitores është investimi më krenar për të ardhmen e fëmijëve.

"Bashkimi, pjesëmarrja dhe vendosmëria për ta çuar këtë betejë drejt fitores së sigurtë, është investimi më krenar për fëmijët, për të ardhmen e tyre dhe të cdo shqiptari. Të rinj e të reja, studentë dhe profesionistë, pedagogë, artistë, intelektualë, mjekë infermierë dhe mësues, sipërmarrës të ndershëm dhe fermerë, pensionistë dhe të papunë, familjarë, prindër dhe bij e bija të shqiptarëve, mirësevini sonte në bashkimin popullor dhe qytetar në orën 19 në Tiranë. Asnjë hap pas!", shkruan Basha.