Kritiku më i ashpër i Lulzim Bashës, deputeti aktual i PD-së Astrit Patozi nuk i ka kursyer akuzat në drejtim të kandidati për kryetar të kësaj partie. Patozi i ftuar në emisionin ‘Të Paekzpozuarit” në “News24” e cilësoi Bashën si gabim njerëzor.

“Kemi pasur takime të shkëlqyera nëpër rrethe. Lulzim Basha është një gabim njerëzor, i Berishës dhe i imi ndoshta. Edhe unë mund të kisha reaguar ndryshe që një ditë mos të vinte tek fakti që: Lista është e imja, kryetari është i imi. Ne se kemi kuptuar”, tha Patozi.

Mes të tjerash ai theksoi se Berisha ka pasur rolin e tij vendimmarrës në PD, por jo absolut. Po ashtu, Patozi tha se Berisha nuk mund të kthehet në krye të PD-së, pasi e tha edhe vet publikisht.

“Unë kam dëshmitar të tjerë, Sali Berisha mund të ketë qenë vendimmarrësi kryesor, por jo i vetmi. Ai s’ja ka lejuar vetes që mos të kalonte çdo vendimmarrje të tijën pa filtrin e Këshillit Kombëtar. Nuk mund ti kërkoj zoti Berisha një gjë që ai se bën vet. Ai e ka thënë publikisht se nuk kthehet, politika është çështje dëshire.”, pohoi ai.