Një ditë më parë, Astrit Patozi nisi nga Durrësi një lëvizje të re brenda PD, së bashku me një grup anëtarësh të kryesisë që firmosën peticionin për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Pas takimit me demokratët e qytetit bregdetar, Patozi shprehet entuziast dhe tregon qëllimin e kësaj lëvizje, përmes një statusi në Facebook. 

“Mirënjohje demokratëve të Durrësit. Takim i shkëlqyer. Bashkë, për të shpëtuar dhe ringritur Partinë Demokratike”,- shkruan Patozi.