Komisioni Evropian nuk ka marrë asnjë njoftim nga vendet anëtare për pezullimin e vizave për Shqipërinë apo për ndonjë vend tjetër.

Kështu ka deklaruar komisioneri evropian për migracionin Dimitris Avramopoulos, i cili tha se nëse do të merret një njoftim i tillë atëherë analiza do të jetë e kujdesshme.

"Deri më sot komisioni nuk ka marrë asnjë njoftim nga shtetet anëtare që kërkon pezullimin e vizave apo futjen në lojë të mekanizmave për pezullimin e vizave. Për asnjë vend në Evropë. Por nëse mund të ndodhë që komisionit marrë një njoftim të tillë ne do bëjmë një analizë të kujdesshëm të faktit nëse një veprim i tillë do të duhet të merret apo jo dhe në përputhje me të dhënat dhe informacionin  e disponueshëm që ka të bëjë me rrethanat specifike të vendit X."