Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Ohrit për të marrë pjesë në samitin e dytë të minishengenit ballkanik.

Në orën 17:30 kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev do të presë në Ohër homologun shqiptar, Edi Rama dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Ndërkohë presidenti maqedonas Stevo Pendarovski ka rezervuar një darkë me Zaev, Ramën dhe Vuçiç.

Mësohet se gjatë ditës së sotme nuk do të ketë përfaqësues nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja Hercegovina.