Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar me anë të një postimi në “Facebook”, ku shkruan se operacionet e djeshme të policisë u dekonspiruan.

Sipas Manjanit, deklaratat e ministrit të Brendshëm të bëra gjatë javës së kaluar, kanë dekonspiruar aksionet.

POSTIMI I MANJANIT:

Operacioni i Policisë u dekonspirua?!

Sigurisht që po!

E dekonspiroi Ministri i Brendshëm.

Një javë para javës që lamë ai deklaroi në tekst:”… javën që vjen do kemi goditje të fortësh…”

Në mes të javës që sapo lamë, në konferencë për shtyp me Drejtorin e Policisë Gjermane, përsëri tha: “… ju këshilloj që këto ditë ti mbani afer telefonat sepse zëdhënësit do kenë lajme..”

Këto deklarime të përsëritura ishin në fakt njoftime për ”të interesuarit” të fshihen…