Balla akuza Metës: Kërkon të çojë në Gjykatë Kushtetuese bashkëjetuesen e Alibeajt

11/11/2019 - 12:00

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla akuzoi Presidentin Ilir Meta se kërkon të çojë në Gjykatën Kushtetuese bashkëjetuesen e ish-deputetit të PD, Enkelejd Alibeaj.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se qëllimi i Metës ka qenë që të çojë në KED 4 emra të propozuar për Kushtetuesen, ndërsa e cilësoi procesin për zgjedhjen e anëtarëve të rregullt.

"Presidenti bën mirë të heqë maskën dhe të dalë të flasë troç. Presidenti nuk ka hallin e Kushtetutës dhe të afatit. Presidenti ka ngulmuar që lista nga KED ti shkojë me 4 veta. Sepse ka parë që e katërta e renditur është një person që Presidenti ka besim. Presidenti do të çojë në Gjykatë Kushtetuese bashkëjetuesen e Alibeajt. Le të dalë ai zotëria dhe le të thotë është kështu apo jo. Kjo është troç, lërini dënglat. Presidenti nuk ka hall as afatin kushtetues, as kriteresh, as të na këndojë atë këngën " e kam unë e ke ti...". O zotëri, Presidenti nëse do të lexojë kushtetutën nuk ka të drejtë të bëjë të tretin sipas tij. Meqë të parin e zgjedh Presidenti, të dytin Kuvendi, të tretin e ka Gjykata e Lartë. Që do të thotë që ne të presim, por ky parim zbatohet në rastin kur gjykata kushtetuese i ka të 9 anëtarët."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në krah të mediave, duke shkruar se nuk mund të braktisen nga autoritetet në këto momente të vështira.

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe njëherë për aktin normativ  të lidhur me mospagimin e qerasë për dy muajt në vijim.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me shqiptarët që kanë mbetur në pikat kufitare.

Kryeministri Rama ka dhënë një lajm të mirë mbrëmjen e sotme. Përmes Facebook-ut, ai bën me dije se një çift i moshuar nga Korça janë shë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me shqiptarët e bllokuar në pikat e kalimit kufitar me Greqinë dhe Malin e Zi.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi.

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të bërë publik nga kryeministri Edi Rama se disa biznese të caktuara nuk do të paguajnë qira p

Pas reagimit të ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka mbi paralajmërimin e PD-së se do të dorëzojë kallëzim penal ndajsaj dhe të gjithë ins

Ministrja Olta Xhaçka i është përgjigjur akuzave të opozitës duke thënë se operacioni humanitar po ndihmon 600 mijë familje shqiptare dhe

Sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Demokratike, Arben Kashahu në një deklaratë për mediat tha se lënia jashtë kufijve e qytet