Deputeti socialist, Taulant Balla thotë se kryedemokrati Lulzim Basha duhet t’i kërkojë falje shqiptarëve për lajmin e rremë për konteniet me mbetje nga Italia në Shqipëri, i cili u zbulua nga Anti-mafia italiane.

Balla ka publikuar në Facebook jë video ku shfaqet Basha në Çadrën e Lirisë në bulevard, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka lejuar të futen në Shqipëri në mënyrë të fshehtë 1300 kontenier me mbetje të rrezikshme.

“Luli Basha duhet t’i vijë turp dhe tu kërkojë falje shqiptarëve që u bë tyta e “Fake News”-i për konteinerët nga Italia në Shqipëri. Anti-mafia italiane zbuloi skemën e turpshme!”, shkruan Balla.