Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka bërë thirrje kreut të opozitës, Lulzim Basha, që të tërheqë urdhrin që i është dhënë deputetëve të delegacionit të Shqipërisë në Parlamentin Europian.

Në një postim në Twitter, Balla i thotë Bashës të mos e turpërojë vendin.

"Lulzim! Tërhiqe urdhrin për rrëmujë qe u ke dhënë deputetëve të tu në delegacionin e Shqipërisë sot në Parlamentin Europian. Mos e turpëro vendin tënd edhe hapur se pas kuintave “me anonime” e bën përditë.Të presim të dy me qetësi vendimet e gjykatës dhe prokurorisë!"