Balla: Dhëndri i Berishës ndërton pallate 20 mln €, drejtësia e re ta hetojë!

14/02/2020 - 16:24

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka akuzuar Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, se po ndërton një kompleks pallatesh me vlerë 20 mln euro në mjediset e kompleksit sportiv “Partizani”. 

Balla shkruan në Facebook, se drejtësia e re duhet ta hetojë atë, duke shtuar se Malltezi i ka blerë këto aksione më 23 janar të vitit 2014, shumë më herët sesa regjistrimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

POSTIMI I PLOTË

Me 35 mijë lekë familja e Sali Berishës merr 1/3 e një kompleksi prej 20 milionë Eurosh, shtatë vite pasi qeveria e Sali Berishës i “falte” fushat e futbollit të kompleksit “Partizani” në qendër të Tiranës

Kush mendon se akuzat për korrupsion gjatë kohës në opozitë i kam patur vetëm pjesë të retorikës politike, e ka shumë gabim. E vërteta vonon, por nuk harron!

Drejtësia e re duhet ta hetojë plotësisht!

Në vitin 2012 qeveria e Sali Berishës privatizonte kompleksin “Partizani” tek disa persona të përfaqësuar nga dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. E kam denoncuar këtë akt të të rëndë korruptiv në atë kohë për shumë ditë me radhë, duke publikuar të gjithë dokumentacionin. Madje mu desh të përballem me salinjtë edhe ne Gjykatë për këtë dosje korruptive.

Prej dy ditësh mediat kanë publikuar dokumenta të reja që tashmë konfirmojnë se bashkëshorti i vajzës së Sali Berishës zotëron tashmë 35% të gjithë kompleksit të pallateve të ndërtuar mbi fushat e futbollit.

Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Jamarbër Malltezi është shtuar si aksioner me 35 % tek kompania “Homeplane” në dhjetor të vitit 2018, me kontribut 35 mijë lekë. Por sipas dokumentave të publikuara nga media “familjari i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi i ka blerë këto aksione në 23 janar të vitit 2014, pra shumë më herët sesa regjistrimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Ai nuk e ka regjistruar kontratën në QKB, për të qëndruar i fshehur si ndërtues”… “Kompania “Homeplan” në bashkëpunim me “Kontakt” kanë aplikuar për një leje zhvillimore për ndërtimin e një kompleksi pallatesh, tek zona e ish Kompleksit Partizani, pas Inxhinierisë së Ndërtimit. Leja zhvillimore është zbardhur nga Bashkia e Tiranës në 18 gusht 2013 dhe vetëm pas 6 muajsh pas nisjes së punimeve, Jamarbër Malltezi futet si aksioner i këtij pallati ndërtimi”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Arben Ahmetaj, ministër i Shtetit për Rindërtim erdhi nga Brukseli direkt në emisionin "Opinion" pas konferencës së donatorëve. Një shumë

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë një paralajmërim të fortë në intervistën e dhënë për emisionin “Open” në TCH.

Procesi i rindërtimit do të jetë nën mbikqyrjen e rreptë të amerikanëve dhe europianëve.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha falenderon të gjitha shtetet që gjatë Konferencës së Donatorëve shprehën solidaritetin me Sh

Teksa në Bruksel u mbyll konferenca e donatorëve për procesin e rindërtimit në zonat e prekura nga tërmeti shkatërrimtar, nënkryetari i L

Konferenca e Donatorëve i ka kaluar pritshmëritë e kryeministrit Rama dhe jo vetëm, por edhe nevojat e Shqipërisë për procesin e rindërti

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur konferencën e donatorëve që po mbahet ende në Bruksel, me qëllim ndihmesën për kapërcimin e situatës

Gjermania ka dhuruar 11 milionë euro për rindërtimin në Shqipëri, pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit të 2019-ës.

Fjalimin e tij në konferencën e donatorëve për Shqipërinë, kryeministri Edi Rama e nisi duke thënë faleminderit në disa gjuhë të botës.

Gjatë fjalës së saj në Konferencën e Donatorëve, presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen teksa deklaroi se Bashkimi Europ