Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se mazhoranca do të kërkojë shkarkimin e kryetares së Komisionit të Medias, Albana Vokshi. 

"Unë i bëj thirrje PD-së dhe Bashës që të frenojë deputetët e tij nga këto akte të dhunshme dhe të turpshme. Kaq e turpshme është edhe sjellja e Vokshit. Ne do të kërkojmë shkarkimin e zonjës Vokshi", tha Balla.