Kryetari i grupit parlamentar të PS, e ka konsideruar debat pa kuptim kërkesën për dorëheqjen e ministrit Damian Gjiknuri nga pozicioni i bashkëkryetarit të Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Në një deklaratë për mediat Balla tha se Gjiknuri është nga ekspertët më të mirë të reformave shumëvjeçare në Shqipëri.

"Së pari nuk jam dakord me këtë qasje të kujtdo, qoftë edhe të PD që vendos kushte për përfaqësuesit e palës tjetër. Gjiknuri  është një nga ekspertët, në mos eksperti më i mirë i reformave shumëvjeçare zgjedhore në Shqipëri. 

Është eksperiencë e dobishme në funksion të mënyrës së përkthimit të rekomandimeve të OSBE/ODHIR në amendamente të Komisionit Zgjedhor. Nuk dua të hyj aspak në një debat pa kuptim. Është debat pa kuptim. Asnjëra palë nuk mund të zgjedhë palën tjetër. Në demokraci kundërshtari nuk zgjidhet. Kundërshtari zgjidhjet nga pala e vet. Kjo është pakuptimtë.

Të gjithë e dimë që pas vetë dorëzimit nga ana e PS, LSI është krijuar në Komisionin e Reformës Zgjedhore mundësia që PD të jetë e përfaqësuar përmes një zgjedhje që ne i kemi dhënë. Dhe ajo që kryeministri Rama ka bërë dje, në cilësinë e kryetarit të PS, është shprehje e gatishmërisë sonë që në Komision të jetë zëri apo kërkesat që burojnë nga PD dhe aleatëve të saj. 

Ne jemi kundërshtarë me njëri-tjetrin por kur bëhet fjalë për rëndësinë që ka reforma zgjedhore secila duhet të sjellë këndvështrimet e veta lidhur me atë që duhet të bëjmë domosdoshmërisht për të garantuar që zgjedhjet e 2021 të zhvillohen sipas një Kodi të ri Zgjedhor. 

Koha në dispozicion nuk është e gjatë por e shkurtër deri në 2021 por të kemi parasysh për shembull votimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë. Çdo ditë e humbur në këtë ftesë të hapur të sinqertë për tu ulur dhe dialoguar është e çuar dëm."