Balla i përgjigjet opozitës për Venecian: Raporti e thotë; Presidenti s’ka të drejtë të anulojë zgjedhjet

16/10/2019 - 13:12

Pasi publikimit të opinionit final të Komisionit të Venecias në lidhje me presidentin Ilir Meta, sa i takon veprimeve të këtij të fundit për zhdekretimin e zgjedhjeve, vjen një reagim nga Partia Socialiste.

Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla vlerësoi raportin ndërsa i ktheu përgjigje të gjitha deklaratave të opozitës se "Venecia ndryshoi opinionin".

Balla tha se thelbi i raportit thekson se dekreti i Metës për shtyrjen e zgjedhjeve u bë në mungesë të bazës ligjore dhe se raporti e thotë se; "Presidenti s’ka të drejtë të anulojë zgjedhjet".

"Nga opozita po thonë se opinion përfundimtar i Venecias ka ndryshuar. Madje sipas tyre tek ky opinioni na u thënka se presidenti nuk e ka shkelur Kushtetutën. Dua të shpreh vlerësimin më të lartë për Komisionin e Venecias dhe ekspertizën e lartë. Dua t’i rikujtoj edhe presidenti të Republikës se vlerësimi nga Komisioni i Venecias jepet mbi bazën e kërkesën së institucionit që ka tagrin për këtë gjë si Kuvendi i Shqipërisë. Presidenti nuk ka të drejtë të anulojë dekretin e datës së zgjedhjeve, pasi nuk ja njeh as ligji e as Kushtetua. Ky ka qenë thelbi i referimit në seancën plenare. Anulimi i zgjedhjeve nuk mund të bëhet pa bazë ligjore, pasi e drejtat e zgjedhjes nuk mund të kufizohet përveçse me ligj. Presidenti ka cënuar të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur. S'ja pati asnjë fajin opozitës, as Komisioni, e as qeveria, që nuk hynë në zgjedhje. Opinioni i Venecias shpërben si një udhërrëfyes për demokracinë", tha Balla.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, iu është bashkuar reagimeve pas betimit të anëtares së re Gjykatës Kushtetuese Arta Vorpsi pranë një

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar betimin e Arta Vorpsit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese pranë një notereje, pasi pr

Ka përfunduar në këto momente mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, e cila u mbajt sot pas dekretimit nga Kreu i Shtetit të Marsida Xhafe

Vetëm gjatë këtij viti nga kontrolli mjekësor bazë, 8.6% e 411 mijë qytetarëve që e kanë kryer check-up, kanë rezultuar me diabet dhe 14.

Partia Demokratike ka njoftuar përmes një deklarate se Gjykata ka shfuqizuar të tjera gjoba që Bashkia e Tiranës kishte vendosur për prot

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nuk pranoi të komentojë vendimin e Arta Vorpsit për t’u betuar te noterja

Ditën e nesërme Kuvendi do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme plenare për Marsida Xhaferllarin, e cila një ditë më parë u dekre

Nga qyteti i Sarandës kryedemokrati Lulzim Basha, iu premtoi bizneseve se nëse PD fiton, nuk do të ketë më taksidarë që mbijnë nga mëngje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar pasi Arta Vorpsi u betua te noterja si gjyqtare e Gjykatës Kush

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon takimin me qytetarët në kuadër të turit “Rrugëtimi për Shqipërinë”.