Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së demokratit Enkelejd Alibeaj se Partia Socialiste ka përdorur të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë.

Në një postim në Facebook, Balla shkruan se Partia Socialiste ka databazën e saj të të dhënave të krijuar me vite të tëra organizimi dhe komunikimi derë më derë me njerëzit.

“O shpifësa të dëshpëruar! Partia Socialiste ka databazën e saj të të dhënave të krijuar me vite të tëra organizimi dhe komunikimi derë më derë me njerëzit. Quhet punë në terren kjo dhe bëhet me kontakte direkte jo me makina e me flamunj, prandaj prisni me qetësi 25 prillin dhe mos kujtoni se sa më shumë makina e zhurmë rrugëve aq më shumë vota në kutinë ku vendoset e ardhmja!”