Kreu i grupit parlamentar të PS-së ndodhet në Elbasan për votimet për zgjedhjen e delegatëve socialistë të Kongresit.

Ai u pyet nga gazetarët në lidhje me deklaratën e presidentit Ilir Meta, pasditen e së premtes, për shpërndarjen e Parlamentit si edhe takimin me krerët e partive që dogjën mandatet.

Balla nuk pranoi të komentojë, duke i uruar suksese presidentit në takimin me Gazmend Bardhin javën e ardhshme.

“Nuk dëshiroj të komentoj Presidentin në një ditë si kjo e sotmja. I uroj suksese Ilir Metës në takimin javën e ardhshme me Gaz Bardhin.”