Balla: Kuvendi do të shqyrtojë dy dekretet e Presidentit për paketën Anti-KÇK dhe Ligjin për pronat

27/03/2020 - 16:44

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi pas mbledhjes online të Konferencës së Kryetarëve, se 9 aktet normative që lidhen me Luftën kundër Covid-19 dhe ligje të tjera të rëndësishme, do të shqyrtohen nga komisionet parlamentare duke filluar nga dita e hënë.

Balla shkruan në Facebook se sapo komisionet të përmbyllin punën e tyre online, Kuvendi i Shqipërisë do të vijojë me miratimin e tyre.

POSTIMI I PLOTË

Kuvendi i Shqipërisë mbledh Konferencën e Kryetarëve online. 9 aktet normative që lidhen me Luftën kundër Covid-19 dhe ligje të tjera të rëndësishme do të shqyrtohen nga komisionet parlamentare duke filluar nga dita e hënë. Sapo komisionet të përmbyllin punën e tyre online, Kuvendi i Shqipërisë do të vijojë me miratimin e tyre.

Gjithashtu Kuvendi sipas Rregullores do të shqyrtojë edhe dy dekretet e Presidentit, i cili ka refuzuar të dekretojë Ligjin Anti-KÇK dhe Ligjin për “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”.

Lidhur me të dytin, prej më shumë se një vit, është punuar dhe asistuar në një grup pune me ekspertë të Horizontal Facility Programme, financuar nga BE dhe Këshilli i Europës. Si BE dhe KiE kanë ofruar në dakordësi mes tyre një skuadër ekspertësh.

Grupi i ekspertëve drejtohej nga eksperti, që ka qenë dhe një nga ekspertët e Komisionit të Venecias për Opinionin mbi projektligjin e proceseve kalimtare të pronës në Shqipëri në tetor 2019. Ekspertet kanë sjellë komente me shkrim, sic dhe sqarohet në Raportin për ligjin dhe cdo koment është transpozuar në Ligj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot disa foto të jelekëve tradicionalë me ar të zonës së Beratit që ruhen në Muzeun Etnografik të këti

Deputeti Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i Partisë Socialiste në tryezën për reformën zgjedhore deklaroi se palët kanë rënë dakord për voti

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Opinion”, ka hedhur akuza ndaj mazhorancës.

Ka përfunduar rreth orës 21:00 tryeza për reformën zgjedhore, ku në mbylljes të saj, përfaqësuesi i PD, Oerd Bylykbashi u shpreh se sot ë

Kryedemokrati Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar duke përfituar nga pandemia, për të grabitur

Deputetja Rudina Hajdari ka depozituar në Kuvend një projekt-ligj në lidhje me referendumet.

Kryedemokrati Lulzim Basha përmes një psotimi në Twitter shprehet se kriza e thellë ekonomike dhe papunësia në Shqipëri, do marrin zgjidh

Ministri Arben Ahmetaj tha se vendi po shkon drejtë një hapje graduale, pas bllokimit nga koronavirusi, ndërsa ka sqaruar edhe paketën e

Kryeministri Edi Rama njofton se kësti i kredive do të shtyhet edhe me tre muaj për t'u ardhur në ndihmë të gjithë atyre që janë prekur n

Drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian dhe shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Genoveva Ruiz Calav