Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i është drejtuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi përmes një letre.

Në letrën e tij, Balla kërkon që Kuvendi në mbledhjen e kësaj jave të diskutojë në lidhje me vendimin e Presidentit Meta për të çdekretuar 30 qershorin si datë zgjedhjesh.

Sipas Ballës, ky ishte një vendim absolutisht i pavlefshëm dhe në kundërshtim flagrant me parimet Kushtetuese prandaj duhet që në fund të dalin me një mocion për shkarkimin e Presidentit.

foto galeri