Balla në Bruksel për negociatat: KE në fund të muajit mars duhet të japë dritën jeshile

28/01/2020 - 13:21

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ndodhet në Bruksel ku ka nisur një ditë intensive në Parlamentin Europian.

Përmes një postimi në Facebook, Balla bën me dije se sot ka takuar Raporteren për Shqipërinë, Isabel Santos dhe bashkë-Kryetarin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocijimit BE-Shqipëri Manolis Kefalogiannis.

Ai shkruan se PE nuk tërhiqet nga pozicioni i palëkundur për të filluar bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe se në fund të marsit KE duhet të hapë negociatat për dy vendet.

POSTIMI I PLOTË

Filluam sot një ditë intensive në Parlamentin Europian ku takimi i parë ishte me Raporteren për Shqipërinë Isabel Santos. Gjithashtu më pas u takova edhe me bashkë-Kryetarin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocijimit BE-Shqipëri Manolis Kefalogiannis.

Parlamenti Europian nuk tërhiqet nga pozicioni i palëkundur për të filluar menjëherë gjatë presidencës kroate bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Këshilli Europian në fund të muajit Mars duhet të hapë dritën jeshile për të dy vendet.

Për të rikonfirmuar këtë qëndrim të legjislativit europian, Presidenti i Parlamentit David Sassoli ka ftuar sot pasdite në Bruksel drejtuesit kryesorë të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor sëbashku me drejtues të vetë Parlamentit Europian, në një Takim të Nivelit të Lartë “Ballkani Perëndimor - Një rrugë shkëmbore për zgjerimin”.

Ashtu si edhe në Këshillin Europian në Tetor të vitit të kaluar, shumica e vendeve anëtare mbështesin fillimin e menjëhershëm të bisedimeve për anëtarësim me dy vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Komisioni Europian, i cili ka monitoruar nga afër detyrat e shtëpisë për seicilin prej vendeve, ka raportuar në Këshill dhe në Parlamentin Europian se dy vendet kanë bërë hapa kurajozë dhe se e meritojnë të kalojnë në fazën finale drejt anëtarësimit.

Por pozicioni i vendeve anëtare divergjon mbi shpejtësinë dhe axhendën e procesit. Miratimi dhe shpallja më 5 Shkurt i Metodologjisë së re për Zgjerimin, është një mundësi e mirë për të shuar divergjencat mes vendeve anëtare. Edhe pse historia e BE ka dëshmuar se zgjerimi e ka forcuar dhe i ka dhënë energji Bashkimit Europian.

Megjithatë, ruajtja e një perspektive të besueshme në perspektivën e anëtarësimit në të ardhmen është vendimtare për vendet e Ballkanit Perëndimor, sikurse edhe për Bashkimin Europian. Në Rezolutën e miratuar më 24 Tetor nga Parlamenti Europian, eurodeputetët shprehën zhgënjimin e thellë mbi dështimin e një dakordësie mbi hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe Presidenca janë përfshirë në replika të ashpra ditën e stome.

Pas reagimit ndaj ministrit Sandër Lleshaj, Presidenca ka reaguar edhe ndaj statusit të socialistit Ulsi Manja.

“Zoti President mos e dëgjo Ilir Metën dhe ti zoti Ilir mos e çmend Presidentin!”

Kreu i PD, Lulzim Basha ka dalë në mbështetje të punonjësve të nënstacionit të pompimit të ujit në Poçem, të cilët janë prej një jave në

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka komentuar thirrjen e Presidentit Ilir Meta për mbajtjen e tubimit më 2 mars. Sipas tij, fakti që

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim përmes një njoftimi thotë se ka zhvilluar ditën e sotme takime me kryeministrin Edi Rama, pres

Pas postimit në Twitter të ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ndaj deklaratave të Metës për grusht sh

Në një kohë kur presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi sot se më datë 2 mars do të lidhë besë me qytetarët dhe prej aty do të nisin

Gjatë konferencës së jashtëzakonshme, e paralajmëruar më herët, Presidenti Ilir Meta dha prova të reja për atë që e quan “grusht shtetit”