Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe deputetja Blerina Gjylameti zhvilluan një takim me dy deputetët francezë, Jacques Maire dhe Liliana Tanguy, të cilët i përkasin Grupit Parlamentar të presidentit Macron.

Pas takimit në një prononcim për mediat, Balla tha se Franca është një prej vendeve më të rëndësishme të BE-së dhe mbështet fuqishëm procesin e zgjerimit dhe anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Kishim sot në Kuvendin e Shqipërisë një delegacion të nderuar të Komisionit për Çështjet evropiane dhe të Komisionit të Politikës së Jashtëm të Asamblesë Parlamentare franceze. Dua ta theksoj që kemi një bashkëpunim shumë të mirë me parlamentin francez. Franca është një prej vendeve më të rëndësishme të BE-së dhe që mbështet fuqishëm procesin e zgjerimit dhe anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Jam shumë i sigurtë që në qershor Shqipëria do ti hapi negociatat me BE, sukurse jam shumë i sigurtë në vijimin e një bashkëpunimi me parlamentin francez dhe se Shqipëria është një destinacion i rëndësishëm për kompanitë francezë, jo vetëm në sektorin e industrisë. Ne kemi shumë për të mësuar nga sipërmarrjet franceze përsa i përket turizmit”– tha Balla.