Kryetari i grupit parlametar të PS-së, Taulant Balla duke folur nga Elbasani ku ndodhet për të prezantuar prefektin e ri Gledian Llatja,  kishte dhe një "ultimatum" për Metën dhe koment për ministrat e rinj.

Balla u shpreh se sot duhet të marrë fund ngërçi i dekreteve dhe presidenti ka afat deri në orën 17:00.

“Të gjithë kandidatët e propozuar nga KM plotësojnë kriteret. Meta nuk mund të sillet si kreu alternativ i opozitës. Shpresoj që Meta të ketë përgjigje brenda orës 17:00, Presidenti të bazohet në Kushtetutë,”– tha Balla.