Balla: Zgjedhjet më 30 qershor! S'mund t'i ndalë as Luli e Berisha e as Monika e Meta

12/06/2019 - 16:46

Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, njëherësh dhe drejtues politik i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla deklaroi nga Gramshi se zgjedhjet do të zhvillohen në 30 qershor dhe nuk mund t'i ndalë as Luli e Berisha dhe as Monika e Meta.

Sipas Ballës, Edi Rama është sot politikani që gëzon mbështetjen më të madhe nga të gjithë shqiptarët dhe këtë e dinë fort mirë edhe Ilir Meta edhe Saliu.

"Zgjedhjet do të mbahen në 30 Qershor dhe nuk e luan topi. Luljeta Dollani në krye të Gramshit do të mbahet mend se e transformoi Gramshin. Luli i Saliut në krye të Bashkisë së Tiranës do të mbahet mend vetëm se flinte gjumë. Një kokërr gjumashi që edhe Ilir Meta, këto ditë është inatosur me të sepse tha "unë e bëra punën time, ai fle gjumë. Unë e anulova dekretin, ai fle gjumë." Pavarësisht se Iliri bëri një vrimë në ujë se ai ç’dekret nuk ekziston në Kushtetutë dhe sigurisht në 30 qershor do të bëhen zgjedhjet Arsyeja pse i gjithë sulmi politik bëhet kundër Kryeministrit, kundër Edi Ramës është pikërisht kjo mbështetje mbarëpopullore që Edi Rama ka në të gjithë Shqipërinë", tha Balla.

Më tej gjatë fjalë së tij, Balla tha se Edi Rama do të vazhdojë të jetë Kryeministër i Shqipërisë edhe pas zgjedhjeve të vitit 2021, ku PS do t’i fitojë ato zgjedhje me një shumicë më të thellë se ato të 2017.

"Por, përpara se të shkojmë aty ne duhet të garantojmë një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm, demokratik, me standarde në 30 Qershor. Ndaj kërkohet që të gjithë shqiptarët ta mbrojnë 30 Qershorin si një ditë ku duhet të fitojë e drejta e për të votuar. Nuk mund t’ja heqë të drejtën për të votuar shqiptarëve as Saliu me Lulin dhe as Iliri me Monikën. Përpjekja e presidentit është antikushtetuese, është një akt politik aspak juridik dhe ne do t’i japim përgjigjen e merituar kujtdo shkelësi. Grupi Parlamentar i PS do të vijojë me procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.", u shpreh Balla.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-deputeti Klevis Balliu i është ribashkuar protestës së banorëve te “Unaza e Re” këtë mbrëmje, pak orë pasi u lirua nga burgu.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Principatën e Monakos me ftesë të Lartësisë së Tij të Përndritur, A

Presidenti Ilir Meta iu është bashkuar mesazhe të ngushëllimit për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit shqiptar Mico Papadhopulli.

Kreu i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla ka shpërndarë letrën që Presidenti i Partisë së Socialistëve Europianë, Se

“Nuk ishte atentat ndaj meje, unë nuk kam konflikte me askënd. Makina përdoret nga shoferi im dhe shumë rrallë prej meje.”

Presidenti Ilir Meta është pritur sot në një takim nga Princi i Monakos, Alberti II.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një mesazh ndërsa është nisur për në Bruksel ku pritet të merret dhe përgjigjja për negociatat e Shqi

Pasi publikimit të opinionit final të Komisionit të Venecias në lidhje me presidentin Ilir Meta, sa i takon veprimeve të këtij të fundit