Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, duket se nuk mund ta kapërdijë vendimin e një dite më parë të Gjykatës së Tiranës, për pushimin e çështjes ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha, për lobimin rus.

Ai ka reaguar sërish sot për këtë vendim, duke publikuar disa dokumente të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë (Akti i Rregjistrimit të Agjentëve të Huaj).

“A janë këto kontrata të firmosura nga Lulzim Basha me numër pasaporte diplomatike DB1159763? A janë shërbimet e faturuara në emër të Partisë Demokratike në shumën 675.000 dollarë?  A deklarohet në dokumentin e katërt se kompania guackë Biniatta Trade do  të kompensojë/do të paguajë Muzin për shërbimet e ofruara në emër të  Partisë Demokratike?”, thotë socialisti.

Sipas Ballës, fakti është që Lulzim Basha ka përfituar një shërbim me këto para dhe faktet e  reja plotësojnë kushtet për një kallëzim të ri.

“Për një shërbim të përfituar me fonde me burime të padeklaruara, a duhet hetuar?”, deklaron Balla.