Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka sqaruar nga Kukësi, se pse avioni i cili erdhi nga Londra u ul fillimisht në Rinas.

Balluku tha se momentalisht aeroporti është operacional. Më tej ajo garantoi se nga ky moment koncesionari vijon punën me kompanitë, dhe nga 17 qershori do të jetë totalisht i përdorshëm nga të gjitha kompanitë.

Balluku tha më tej se do të ketë linja direkte nga Kukësi për në Gjermani, Zvicër e Britani të Madhe.

“Këtu ta keni, në aviacion ka rregulla. Rregulla, rregullore europiane dhë mbarëkombëtare. Shqipëria është vend që hedh hapa çdo ditë e më shumë për t’u bërë anëtar i BE. I rrespektojmë rregullat në fuqi. Çështë më e rëndësishmja, ta bëjmë tërheqës aeroportin e Kukësit.  Do ketë pasagjerë nga Kosova, Maqedona, Mali i Zi e kudo. Do kthehet në pikë.

Aeroporti i Kukësit do jetë aeroport totalisht i përdorshëm nga të gjitha kompanitë. Kush do ketë pyetje, po jua jap tani përgjigjen. Është aeroport operacional, ndërkohë nga ky moment i lihet në dorë koncesionarit për të vijuar me kompanitë. Nga këtu do fluturohet për në Gjermani, Britani, Zvicër, në qytete që nuk ka linja drejt Rinasit. Gjeneza e një historie të re të aviacionit.’’-tha Balluku.