Lëvizja Socialiste për Integrim Durrës ka reaguar pas prezantimit që i bëri ministrja Belinda Balluku dhe kreu i OSHEE Adrian Çela shtrimit të linjës së re të tensionit të mesëm dhe të ulët.

Për kryetaren Kontjana Kuçi ky prezantim i sotëm ishte vetëm “propaganda e radhës me shtrirje kabujsh”.

Sipas saj, “Rilindja” po mundohet që me propagandë të zvogëlojë disfatën që e pret në Durrës më 25 prill.

Kryetarja e degës lokale të LSI-së i fton Ballukun dhe Çelën që t’i shpjegojnë qytetarëve durrsakë se “përse paguajnë më shumë për energjinë elektrike se qytetet e tjera?”

“Faturat më të larta në vend të energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm e kanë bërë të papërballueshme jetesën e familjeve të Durrësit.

Për mjerimin që i keni sjellë familjeve të thjeshta, Durrësi do ju ndëshkojë rëndë.

Edhe pak javë na ndajnë nga NDRYSHIMI I MADH”,- shkruan Kuçi.

Banorët e Durrësit paguajnë faturën më të lartë në vend të energjisë elektrike e nuk i besojnë propagandës së radhës me…

Posted by Lëvizja Socialiste për Integrim -Durrës on Wednesday, January 20, 2021