Balluku në Ministerialin e "Forumit Ndërkombëtar të Transportit", në fokus konektiviteti global dhe kuotat multilaterale

25/05/2019 - 15:01

Konektiviteti global si dhe kuotat multilaterale për transportin rrugor të mjeteve transportuese të tonazhit të lartë ishin në fokus të Ministerialit të Forumit Ndërkombëtar të Transportit i cili u mbajt në Lejpcig të Gjermanisë me pjesëmarrjen e 59 ministrave nga vendet anëtare.

Në Ministerial ka marrë pjesë edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Gjatë diskutimeve të mbajtura, disa prej vendeve anëtare u shprehën se, duke konsideruar rritjen e vëllimit të tregtisë dhe zbatimin e plotë të Kartës së Cilësisë, zgjidhja më e mirë do të ishte heqja e kufizimeve mbi sasinë e licencave duke krijuar një treg të përbashkët të hapur që do i japë shtysë zhvillimit të industrisë së transportit ndërkombëtar.

Në fjalën e saj, Ministrja Balluku theksoi se heqja e rezervimeve territoriale do të përbënte gjithashtu një avantazh të shtuar që do të nxiste rritjen e operacioneve ndërkombëtare të transportit, e veçanërisht për Shqipërinë pasi pozicioni i saj gjeografik është shumë i ndjeshëm ndaj këtyre kufizimeve.

Rachel Kyte, Drejtoreshë Ekzekutive e Energjisë së Qëndrueshme dhe Përfaqësuese e Veçantë e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Energjinë e Qëndrueshme, duke ju drejtuar ministrave të Transporteve nënvizoi se është e rëndësishme që ata të bashkëpunojnë me strukturat e duhura të energjisë me qëllim dekrabonizmin e transportit. Në këtë pikë, Kyte, vlerësoi Shqipërinë pasi ka një ministri që i përfshinë të dyja sektorët Transportin dhe Energjinë.

“Sistemet e transportit janë të ndërlidhura dhe mbështeten pashmangërisht tek sistemet e energjisë. Sfida për ju Ministra të Transportit është të bashkëpunoni me strukturat e duhura të energjisë me qëllim final dekarbonizimin e transportit.  Në fakt kjo është një sfidë për disa nga ju, pasi Shqipëria në veçanti – tha Kyte - ka një Ministri Transporti dhe Energjie, e cila mendoj se është një arritje e madhe, pasi ky bashkim mundëson bashkërendimin e proceseve politikbërëse dhe vendim-marrëse për zhvillimin e një transporti të qëndrueshëm që mbështetet në energji të rinovueshme”, u shpreh Kyte.

Vendet anëtare të Forumit Ndërkombëtar të Transportit votuan për të bërë pjesë të ITF-së edhe Tunizinë. ITF është e vetmja organizatë ndërqeveritare me mandat global për të gjitha mënyrat e transportit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrat e Jashtëm të 28 vendeve të Bashkimit Europian do të vendosin sot për hapjen ose jo të negociatave të anëtarësimit për Shqipërin

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili me anë të një statusi në “Facebook” ka publikuar një video, ku thuhet se Rama mohonte përgjimet një muaj

Deputeti i PS-së, ish-kryeministri Bashkim Fino ka folur për përgjimet e gazetës gjermane “Bild”.

Ish-ministri Energjisë, Damian Gjiknuri ka reaguar për përgjimet e publikuar ditën e sotme nga gazeta gjermane “Bild”, përgjime të cilat

Publikimin e audio-përgjimeve të reja nga gazeta gjermane “Bild”, Lulzim Basha e sheh si një realitet të hidhur të shoqërisë shqiptare.

Elisa Spiropali, ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, ka reaguar pas publikimit të audio-përgjimeve të publikuara nga gazeta gjerma

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka lajmëruar se në orën 21:00 do të mbajë një deklaratë në seli.

Pas daljes së 16 video përgjimeve të Bild, është mbledhur edhe kryesia e LSI-së.

Pas publikimit të 16 përgjimeve të reja nga gazetari gjermane ‘Bild’, që dëshmojnë skemën e blerjes së votave në Dibër, në selinë e PD-së