Një ditë pasi partia Fryma e Re Demokratike firmosi marrëveshjen me Partinë Demokratike për t’u përfaqësuar në një listë në zgjedhjet e 25 Prillit, kryetari i kësaj politike, Bamir Topi, ka dhënë dorëheqjen.

Klan News raporton se Bamir Topi ka hequr dorë nga funksionet përmes një letre, ku argumenton se dorëheqja e tij është e parevokueshëm.

Mbrëmjen e së mërkurës, FRD arriti marrëveshje me Lulzim Bashën që të përfaqësohet në listën e PD-së në zgjedhjet parlamentare.

Në takimin me Bashën, Fryma Re Demokratike u përfaqësua nga Sali Shehu, i cili tha për mediat se ka kërkuar të përfaqësohet në këtë koalicion pasi aspiron për fitore plebishitare.