Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia apelon që të merren masa që të ndalet përhapjes e koronavirusit në QSUT.

Në një postim në Facebook, Bardhi shkruan se mjekëve dhe personelit shëndetësor atje i bëhet tamponi si qokë.

Ish-deputeti i bën thirrje ministres Oligerta Manastirliu të reagojë sepse është i pafalshëm infektimi i personelit mjekësor, por edhe i pacientëve në një strukturë shëndetësore publike.

POSTIMI I PLOTË

DUHET KEPUTUR ZINXHIRI I INFEKSIONIT COVID NE QSUT!

I uroj shërim të shpejtë kolegut hematolog që po lufton me Covid-19 në spitalin infektiv. U shpreh solidaritetin të gjithë anëtarëve të personelit shëndetësor, që punon në kushte pasigurie nga infektimi me virusin Korona. Nëse kolegët duhet të rrisin vëmendjen në të përditshmen e tyre, ministrja e shëndetësisë duhet t’u përgjigjet kërkesave të tyre për testime, sepse ka shumë denoncime nga kolegë si në strukturat publike, edhe ato private që nuk u vihet veshi. Bërja e tamponëve si qokë është skandaloze dhe kriminale, sepse injorimi i personave të infektuar, ndihmon në përhapjen e virusit. Nuk mund të kursehen tamponët për ata që kanë nevojë!!! Është kriminale se si akoma sot, 4 muaj mbas fillimit te emergjences është zero investimi për rritjen e kapaciteteve testuese, asnjë investim për një laborator të ri, asnjë investim për sigurimin e numrit të mjaftueshëm të testeve, asnjë investim për garantimin e mjeteve mbrojtëse për mjekët apo sigurimin e maskave të mjaftueshme për qytetarët shqiptarë.
Me 7 shërbime të infektuara, QSUT është kthyer në një vatër të nxehtë përhapje të virusit dhe përgjegjës nuk janë qytetarët, por vetë ministria e shëndetësisë që po menaxhon këtë situatë! Reagoni zonja ministre, merrni masat që të këpusni zinxhirin e infeksionit në QSUT, sepse është i pafalshëm infektimi i personelit mjekësor, por edhe i pacientëve në një strukturë shëndetësore publike!!!