Demokratet kanë nisur fushatën elektorale dhe ky proces ka nisur me përzgjedhjen e kandidateve për deputetë nga anëtarësia. Por çfarë do të ndodhë nëse anëtarësia e partisë do të përzgjedhë për kandidat një figurë e cila mund të këtë qenë kritike ndaj Lulzim Bashës? Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, asnjë kandidat nuk do të paragjykohet gjate procesit, dhe do të konsiderohet me seriozitet çdo propozim që vjen nga anëtarët e PD.

“Asnjë individ nuk do të përjashtohet nga procesi. nuk do të paragjykohet nga ky proces i marrjes së kandidaturave. Nëse shikoni me vëmendje udhëzimin e publikuar dje, ka një pikë të vecantë që udhëzon grupin e koordinimit që të marrë çdo propozim pa asnjë paragjykim”, tha ai. A do të jenë aleatët e PD pjesë e listave të demokratëve në zgjedhjet e ardhshme? Sipas Gazment Bardhit, kjo do të diskutohet kur të firmosen marrëveshjet parazgjedhore, në një proces të ndarë, nga procesi i përzgjedhjes se kandidateve nga anëtarësia.

“Kjo është një çështje që do të diskutohet në momentin kur do të firmoset marrëveshja e koalicionit parazgjedhor mes Partisë Demokratike dhe partive aleate. Dhe nuk ka të bëjë me procesin e brendshëm që ndjek PD. kam dëgjuar disa prej aleatëve tanë që kanë shprehur vullnetin për kandidatura më vete me listat e tyre”, theksoi Bardhi.

Sa i përket Komisionit te Vlerësimit të Kandidateve, Bardhi tha se akoma nuk ka një vendimmarrje për personat që do e drejtojë këtë proces mjaft të rëndësishëm për PD.

“Nuk ka vendimmarrje për asnjë emër për komisioni e Vlerësimit te kandidateve”, pohoi demokrati. Partia Demokratike është ne pritje te vënies ne funksion ne Gjykatës Kushtetuese, ne mënyrë qe te merret vendimi për zgjedhjet e 30 qershorit te vitit te shkuar. Sipas sekretarit te përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, zgjedhjet monopartiake duhen ribërë, dhe ne këtë mënyrë sipas tij, qeverisja lokale i kthehet legjitimitetit. “Gjykata kushtetuese do të duhet te zbatoje kushtetutën. dhe në rast të zbatimit, qeverisja vendose do të duhet të kthehet në shinat e Kushtetutshmërisë. Do duhet te kemi zgjedhje lokale legjitime”,- tha ai.

Është e para herë që Partia Demokratike ia beson propozimin e kandidateve për deputet anëtarësisë së saj, dhe të gjithë kandidatet do të kalojnë në një proces filtrimi të fortë që lidhet me dekriminalizmin, pasurinë, apo edhe dekomunistrizimin.