Bardhi i përgjigjet Xhafajt: Sulmi ndaj Gjykatës Kushtetuese i papranueshëm

17/11/2019 - 14:55

Partia Demokratike ka reaguar pas qëndrimit të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj ku shprehej kundër anëtares së Gjykatës Kushtetuese Marsilda Xhaferllari me pretendimin se ajo nuk plotësonte kriteret.

Përmes një deklarate, sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi theksoi se sulmi i Xhafajt ndaj Kushtetueses është i papranueshëm dhe sipas tij bie ndesh me qëllimin e Reformës në Drejtësi, që politika të rrijë larg vendimmarrjeve të gjyqësorit.

REAGIMI I BARDHIT

Sulmi i vëllait të Geron Xhafës ndaj Gjykatës Kushtetutese përse zbatoi Kushtetutën dhe jo urdhrat e Partisë është i papranueshëm dhe bie ndesh me qëllimin e Reformës në Drejtësi, që politika të rrijë larg vendimmarrjeve të gjyqësorit.

E kuptojmë që vëllai i Geronit kërkon që të ketë në Gjykatën Kushtetuese një person që betohet tek zyra e tij për shërbime partiake, por Kushtetuta është e qartë në tre pika:

1. Emërimi i 3 gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese bëhet nga Presidenti i Republikës dhe jo nga Dvorani i Partisë në KED (neni 125 i Kushtetutës).

2. Gjyqtari i emëruar që të fillojë detyrën duhen të betohet përpara Presidentit të Republikës dhe jo në zyrën e Fatmir Xhafës apo selinë e Partisë Socialiste (neni 129 i Kushtetutës).

3. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese duhet të betohet që do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, dhe jo pushtetit popullor dhe Statutit të Partisë Socialiste (neni 129 i Kushtetutës).

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk ka shpallur asnjë fitues, sepse nuk e ka këtë kompetencë (neni 149/d i Kushtetutës). Dvorani i Partisë ka bërë veprime administrative të paligjshme në zbatim të urdhrave të Partisë, por ato nuk janë vendime të organit kolegjial KED, por vendime personale të ushtarit të vëllait të Geronit në KED.

Ata që spo lenë organ të ri të drejtësisë pa futur duart, me monovra kriminale, politike, qëllimkëqija dhe antikushtetuese, duhet të kuptojnë se zbatimi korrekt dhe sipas Kushtetutës i Reformës në Drejtësi është parakusht për ecurinë e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Drejtësia e re nuk bëhet me shërbëtor partiak, por me individë që respektojnë Kushtetutën dhe zbatojnë atë në mbrojtje të interesave të qytetarëve. Arta Vorpsi me sjelljen prej shërbëtorje politike humbi çdo mundësi për të qenë, ligjërisht dhe moralisht, gjyqtare e Gjykatës Kushtetutese. Ajo u provua se ishte e renditur e parë, jo për aftësi e profesionalizëm, por për miqësi me Fatmir Xhafën dhe ushtarët e tij në KED Ardian Dvorani e Arta Marku.

Reforma në Drejtësi duhet të zbatohet vetëm sipas Kushtetutës! Vetëm kështu drejtësia e re përmbush standardet e vendeve partnere që na ndihmuan në realizimin e saj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetari i Grupit Parlamemtar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas publikimit të raportit të tretë mbi funksionimin e reg

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri në lidhje me pretendimet e deklaruara nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili t

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar mesazhin e ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, n

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka theksuar rëndësinë e ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin e udhëzimeve ndaj COVID-19.

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi një takim me Ministren e Jashtme të Suedisë, Ann Linde, në kuadër

Pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha se kreu i qeverisë i ka ofruar atij një marrëveshje që të bëhej kryeministër ndërsa vetë ai

Gjatë një konference për shtyp nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi publikisht ofertën që kryeministri Edi Rama i ka bërë p

Në një dalje për mediat pasi PS deklaroi gatishmërinë për hapjen e listave, kryedemokrati Lulzim Basha e konsideroi të prishur marrëveshj

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varheley i beri thirrje sot maxhorancës që të votojë sa më parë marrëveshjen e dakordësuar të 5 qershor

Në një dalje për mediat, kryeministri Edi Rama konfirmoi se maxhoranca do të mbështesë nismën e deputetëve të opozitës së re, Myslim Murr