Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka deklaruar se Partia Socialiste mbetet një parti e inkriminuar dhe e kriminalizuar.

Në një status në Facebook, Bardhi ka publikuar një foto ku të pranishëm janë edhe kryeministri Edi Rama, bashkë me ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

“Vangjush Dako non grata në SHBA dhe nën hetim për vjedhjen e zgjedhjeve në bashkëpunim me bandën e trafikantëve nderkombëtare të drogës dhe qënieve njerëzore, vazhdon dhe merr vendime në PS e Edi Ramës dhe është në krye të vendit. Pavarësisht fasadës dhe ngjyrave, Partia Socialiste me Edi Ramën mbetet një parti e kriminalizuar, që ka në drejtim dhunuesit e grave!”– shkruan Bardhi krahas fotos.