Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, publikoi atë që e quan harta e kryebashkiakëve me të shkuar kriminale ndërsa ngriti pyetjen: Kush e ka radhën tani?

Zyrtari i lartë demokrat shkruan në Facebook se kryeministri Rama duhet të mbajë përgjegjësi për atë që e quan kriminalizim të pushtetit qëndror dhe lokal.

Edi Rama duhet të japë llogari: -Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Shkodër, përzgjodhi dhe kandidoi një trafikant droge?

–      Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Vorë, përzgjodhi dhe kandidoi një fallsifikator?

–      Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Vaun e Dejës, përzgjodhi dhe kandidoi një hajdut?

–      Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Mallakastër, përzgjodhi dhe kandidoi një dhunues?

–      Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Mat, përzgjodhi dhe kandidoi një vrasës?”,- shkruan Bardhi.

Sekretari i Përgjithshëm i PD thotë se shqiptarët e kanë kuptuar se të bësh karrierë në qeverisjen e Edi Ramës duhet të jesh i certifikuar në trafik droge, falsifikim, vjedhje, dhunë apo vrasje.