Bardhi: Rama kriminel gjakftohtë, bashkëpunoi me vrasës për të blerë vota

23/06/2019 - 14:22

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi dhe sekretari për Çështjet Ligjore Çlirim Gjata, pas përgjimeve të publikuara nga gjermania “BILD”  kanë dalë në një konferencë për shtyp.

Gjata analizon përgjimet, punë të cilën sipas tij duhet ta kishte bërë Prokuroria, për të kuptuar se përgjimet e dosjes 184, janë të lidhura me shit-blerjen e votës, ndryshe nga çfarë deklarojnë përfaqësues të qeverisë.

"Përgjimet faktojnë se përmasat dhe mënyra e vjedhjes së zgjedhjeve është masive dhe e shtrirë në kohë përgjatë gjithë kohës që Edi Rama ka organizuar zgjedhje. Dosja 184 dhe 339 e provojnë këtë përtej çdo dyshimi.

Përgjimet tregojnë se për mbajtjen e pushtetit janë përfshirë Rama dhe e gjithë Partia Socialiste, instiucionet shtetërore, pushteti lokal, policia dhe kriminelët. 

Çdo dëshmi e BILD shfaq bashkëpunimin e qeverisë me vrasës, trafikantë droge dhe me grabitës. Aty faktohet skema e një krimineli gjakftohtë si Edi Rama, që përdor cdo makinacion për të blerë vota me para në dorë", u shpreh ndër të tjera Bardhi. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dy muaj pas vendimit negativ të Këshillit Evropian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për t’u anëtarësuar

Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Itali, Luigi Di Maio, do të vizitojë nesër Shqipërinë. Ministri italian

Deputeti Lefter Maliqi në një intervistë për RTV Ora tha se i ka bërë thirrje Prokurorisë për drejtësi për viktimat e tërmetit të 26 nënt

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i cili tha se pretenca e P

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish lidhur me padinë e tij sa i takon kreut të KED-së, Ardian Dvorani.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas pretencës së Prokurorisë, e cila kërkoi 1 vit e 6 muaj burg për ish-deputetin dem

Pasi Prokuroria e Tiranës lexoi pretencën e saj ku kërkoi dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për ish-deputetin e PD-së, Ervin Salianji, ky i

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhënë dëshminë e tij në Prokurorinë e Tiranës për afro 50 minuta, i shoqëruar nga këshilltari ligjor

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një draft të ri, për zhbllokimin e situatave të mundshme kur kreu i shtetit refuzon organizimin e ceremon

Presidenti Ilir Meta vlerësoi sot me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” drejtuesin e Programit ICITAP-it në Shqipëri, zotin Charles Stephen