Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar me anë të një postimi në Facebook pas akuzave nga mazhoranca në lidhje me koalicionin që selia blu nënshkroi këtë të hënë me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Bardhi thotë se Ramën e ka kapur paniku sepse ka kuptuar fundin e tij.

Edi Ramën e ka kapur paniku, sepse ka kuptuar që sot ka nisur fundi i tij. Rama e kupton që më 25 prill do të shkojë në shtëpi. Ne u bashkuam që të sigurojmë ndryshimin në Shqipëri dhe atë ndryshim do ta sjellim ne: shpresa të reja për të gjithë dhe plane serioze pune në të gjitha fushat, ku Rama ka dështuar për 8 vjet me radhë: ekonomi, shëndetësi, arsim, emigrim, infrastrukturë. Kohës tënde i ka ardhur fundi, Rama. Ka ardhur çasti të ndryshojmë”, shkruan Bardhi.

 

Edi Ramën e ka kapur paniku, sepse ka kuptuar që sot ka nisur fundi i tij. Rama e kupton që më 25 prill do të shkojë në…

Posted by Gazment Bardhi on Monday, March 1, 2021