Bardhi replikon me Ramën: Të pastrohen zyrat e shtetit nga krimi

17/08/2019 - 20:23

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka replikuar me kryeministrin Edi Rama, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruante se në bashkitë që më parë janë drejtuar nga demokratët, nuk ka e nuk do ketë të hequr nga puna përveç atyre që nuk duan të punojnë.

Bardhi shkruan se Edi Rama bën vetëm propagandë, e se në të vërtetë mbron oligarkët e miqtë afër tij, ndërsa shton se ka ndërtuar pushtetin me krimin dhe se Shqipëria ka nevojë të ketë në krye njerëz pa lidhje kriminale, që mbajnë shtetin tonë larg BE-së.

POSTIMI I PLOTË

Shqipëria ka nevojë jetike të pastrohet nga krimi dhe korrupsioni i Edi Ramës dhe bandës së tij në bashki dhe qeveri. Janë këta që nuk lënë biznesin dhe qytetarët të marrin frymë, që pengojnë turizmin, që po varfërojnë dhe po zbrasin vendin. E kundërta është propagandë kundër interesit publik.

As informaliteti nuk po luftohet, përsa kohë nuk preken oligarkët e oborrit të familjes së Ramës, as jeta në qytete nuk do të bëhet më e mirë pse kryeministri sillet si pastrues gjatë ditëve të tij të pushimit. Që t’i shërbejmë Shqipërisë, ne duhet të pastrojmë zyrat e shtetit nga të korruptuarit dhe nga veglat e krimit. Nëse nuk e bëjmë këtë, do të jemi më të varfër, më keq, më të izoluar. Askush nuk do të na pranojë në Europë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka marrë pjesë sot në Forumin ndërkombëtar "Ekonomia blu e Mesdheut, Mundësi zhvillimi e bashkëpunimi" n

Pas dorëheqjes së drejtoreshës së ARRSH-së Sonila Qato, ka ardhur reagimi i parë nga Partia Demokratike.

Deputeti socialist, Damian Gjiknuri ka komentuar procesin gjyqësor në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Tirana do të kthehet në promotore për financimin e start up-ve në fushën digjitale.

Gratë deputete i janë drejtuar kuvendit paraditen e sotme për t’u bërë pjesë e seancës së javës.

Kuvendi i Republikës ka rrëzuar dy dekrete të tjera të Kreut të Shtetit.

Teksa ka komentuar procesin gjyqësor ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri, deputeti i opozitës së re, Myslim Murrizi ka bërë një deklaratë të

Nëse gjykata do të dënojë sot ish-ministrin Saimir Tahiri, vendimi do të ishte një suprizë për avokatin e tij Maksim Haxhia.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur në një takim arbëreshin Mario Brunetti.

Kryetari i grupit parlamentar të PS, e ka konsideruar debat pa kuptim kërkesën për dorëheqjen e ministrit Damian Gjiknuri nga pozicioni i