Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi ka reaguar pas deklaratës së deputetit socialist, Taulant Balla se pas 30 qershori do të rilindë dhe PD.
Në një postim në Twitter, Bardhi i bën thirrje Ballës të zgjohet nga gjumi dhe të mos ëndërrojë për një Shqipëri si e diktatorit Hoxha.
Sipas tij, ka ardhur dita që kryeministri Rama dhe banda e tij të dalë para drejtësisë.
POSTIMI I PLOTË
Taulant, zgjohu nga gjumi! Mjaft ëndërrove për një Shqipëri si te Enverit.
Ti mund të emërosh shefa policie të lidhur me krimin, shefa të korruptuar tatimesh e doganash që vjedhin shqiptaret për xhepin e rilindjes, por nuk ke për të emëruar dot opozitën!
Ndërkohë, ka ardhur dita qe Edi yt dhe gjithë banda e tij, të dalë para drejtësisë për krimet ndaj shqiptarëve!
Jeta e tij e tretë është afër! Në rastin më të mirë, do të bëhet rrobaqepës tek 313!